Irani zgjedh presidentin e ri, Ebrahim Raisi merr mbi 17,8 milionë vota

19/06/2021 18:08

Kreu konservator i gjyqësorit iranian, Ebrahim Raisi fitoi sot zgjedhjet presidenciale në vend.

Sipas një zëdhënësi të Ministrisë së Brendshme iraniane, Ebrahim Raisi ka marrë mbi 17,8 milionë vota, thënë ndryshe 62% të tyre.

Rreth 3,3 milionë vota i mori një tjetër konservator, Mohsen Rezai dhe më pak se një milion të tilla deputetin Amirhossein Hashemi-Ghazizadeh.

Raisi, 60 vjeç, pason presidentin e moderuar Hasan Rohani.

Kjo do të shënonte një ndryshim të rëndësishëm të drejtimit për qeverinë iraniane pas tetë viteve nën presidencën e Rohanit.

Rezultatet përfundimtare priten më fundjavë. Presidenti i ri do të betohet në gusht.

Top Channel