Hungaria ndal Francën/ Mediat franceze: Një dush i ftohtë për blutë

19/06/2021 21:20

Franca e Didier Deschamps frenohet nga Hungaria teksa barazoi 1-1 në Puskas Arena të Budapestit në një ndeshje të dominuar totalisht prej saj.

Skuadra kampione e botës kishte një treshe te frikshme sulmuese me Mbappe, Griezmann dhe Benzema, por asgjë nuk funksionoi sipas parashikimit.

Duhej të fitonte me Goleadë skuadra kampione e botës, të pakt[n n[ let[r, por yjet e saj nuk ishin në ditën e tyre më të mirë për të shfaqur efektivitet  në fushën e lojës, kjo edhe për një meritë të një portieri veteran siç ishte Gulasci  që ndërhyri në jo pak raste duke u kthyer në një mur të vështirë për t’u kaluar.

‘Një dush i ftohtë për Blutë’ shkruante l’equipe teksa komentoi fundin e pjesës së parë të kësaj sfide që u mbyll me avantazhin e befasishëm të Hungarisë pas golit të Fiolas.

Ai që mendoi të shpëtojë skuadrën e Deschamps ishte pikërisht Antoine Griezmann teksa barazoi shifrat në 1-1 duke festuar në mënyrën më të mirë ndeshjen e tij të 50 radhazi me fanellën e Francës.

Një seri kjo të cilën e nisi pikërisht në Evropianin e shtëpisë së tij në 2016 me sfidën ndaj kombëtares shqiptare në ndeshjen e dytë në grup kur u aktivizua në pjesën e dytë.

Që nga ai moment ai ka qenë gjithnjë në fushë për Blutë teksa në 47 ndeshje radhazi ka qenë titullar, duke nisur nga sfida me Holandën në 31 gusht të 2017.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA