Dhurata e duhur për 250-vjetorin e Pavarësisë, SHBA mund Bosnjën dhe avancon në 1/8-at ku e pret Belgjika 02/07 07:48
Christian Eriksen ka lënë spitalin pas ndërhyrjes kirurgjikale ku në zemrën e tij vuri një defribilator.
Një lajm i mirë ky për Eriksenin dhe për mbarë sportdashësit pas asaj ngjarje të ndodhur ditë më parë në ndeshjen ndaj Finlandës ku Eriksenit i ndodhi një arrest kardiak. Mesfushori i Interit me anë të Federatës daneze të Futbollit ka lënë një mesazh për tifozëve duke i falënderuar për mesazhet e shumta që kishte marrë:
“Faleminderit për urimet e tuaja të pafundme. Operacioni shkoi shumë mirë. Ishte me të vërtetë bukur të takoja shokët e skuadrës pas një paraqitjeje dinjitoze mbrëmjen e djeshme. Do të bëj tifo për ta të hënën në sfidën ndaj Rusisë”, tha Eriksen.
Top Channel