Pësoi arrest kardiak në fushë, Eriksen lë spitalin pas operacionit në zemër. Mesazhi që ka për tifozët

18/06/2021 19:06

Christian Eriksen ka lënë spitalin pas ndërhyrjes kirurgjikale ku në zemrën e tij vuri një defribilator.

Një lajm i mirë ky për Eriksenin dhe për mbarë sportdashësit pas asaj ngjarje të ndodhur ditë më parë në ndeshjen ndaj Finlandës ku Eriksenit i ndodhi një arrest kardiak. Mesfushori i Interit me anë të Federatës daneze të Futbollit ka lënë një mesazh për tifozëve duke i falënderuar për mesazhet e shumta që kishte marrë:

“Faleminderit për urimet e tuaja të pafundme. Operacioni shkoi shumë mirë. Ishte me të vërtetë bukur të takoja shokët e skuadrës pas një paraqitjeje dinjitoze mbrëmjen e djeshme. Do të bëj tifo për ta të hënën në sfidën ndaj Rusisë”, tha Eriksen.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel