Parlamenti i Suedisë përgatitet për votën e mosbesimit të qeverisë

18/06/2021 19:53

Parlamenti i Suedisë ka miratuar mbajtjen e votës së mosbesimit ndaj qeverisë të hënën më 21 qershor, me të cilën e djathta radikale Demokratët e Suedisë shpresojnë të rrëzojnë qeverinë para zgjedhjeve të përgjithshme të pritura në shtator 2022.

Nëse vota kundër kryeministrit Stefan Lofven kalon javës që vjen siç pritet të ndodhë, ai do të duhet të japë dorëheqjen ose të thërrasë zgjedhje të parakohshme.

Vota u thirr nga demokratët suedezë pas tërheqjes së mbështetjes për qeverinë nga radikalët e anës së kundërt të spektrit, Partia e Majtë.

“Çfarëdo shansi që vjen për të rrëzuar këtë qeveri dëmtuese ne do ta shfrytëzojmë”, tha Henrik Vinge, kreu i grupit parlamentar të radikalëve.

FOTO GALERI
2/3
Nëse vota kundër kryeministrit Stefan Lofven kalon javës që vjen siç pritet të ndodhë, ai do të duhet të japë dorëheqjen ose të thërrasë zgjedhje të parakohshme

Top Channel