Momentet kur bashkëshorti vrasës ngushëllon nënën e Karolinës në memorial, disa orë para se të pranonte krimin, i zbuluar nga të dhënat dixhitale (dinamika-fotot)

18/06/2021 15:34

Ky është momenti kur bashkëshorti i 20-vjeçares së ndjerë Caroline Crouch përqafonte nënën e viktimës në shërbimin e djeshëm memorial, disa orë para se të pranonte vrasjen e saj në polici.

33 vjeçari Babis Anagnostopoulos, kishte shkuar në ishullin Alonissos – ku ishte rritur Caroline – për të marrë pjesë në shërbimin memorial bashkë me familjen e gruas, para se të paraqitej për thirrjen në polici si i dyshuar, shkruan DailyMail.

Në pamjet e regjistruara para largimit të Babis, ai i thotë familjes së Caroline se “duhet të paraqitet në polici për të identifikuar një tjetër të dyshuar” të arrestuar.

Por në fakt ai që policia donte të identifikonte ishte vetë Babis – i cili pas një marrje në pyetje maratonë prej disa orësh, pranoi krimin e paprecedentë.

Policia njoftoi dje vonë se Babis ka mbytur duke asfiksuar Caroline gjatë një sherri në shtëpinë e tyre, në orët e para të 11 majit, pasi ajo kërcënoi të largohej nga shtëpia me bijën e tyre të vogël.

Detektivët thanë se më pas ai kishte hartuar historinë e komplikuar për grabitjen në orët e para të mëngjesit, duke përfshirë dhe mbytjen e qenit të shtëpisë, një husky shtatë-muajsh, dhe ta varte trupin e tij në parmakë – një akt i tjetër i tmerrshëm për të fajësuar grabitësit inekzistentë.

Trillimet e Babis përfshinin gjithashtu akuza utopike se tre burra kishin lidhur gruan e tij, kishin kërcënuar me armë bijën e tyre të vogël, mbytën Caroline dhe u larguan me rreth 15 000 euro, në historinë shokuese që tronditi Greqinë dhe rajonin.

Por detektivët thanë se të gjitha këto ishin trillime që u shembën përdhe me mbledhjen e të dhënave, sidomos nga ora e Caroline, ku një program stërvitor “fitness” tregonte se zemra e saj kishte ndaluar disa orë para sulmit të supozuar të grabitjes.

Të tjera të dhëna nga celulari i Babis tregonin se ai kishte lëvizur nga papafingo drejt bodrumit të shtëpisë e më pas përsëri lart, në një kohë kur pretendonte se kishte qëndruar të gjithë kohën i lidhur te krevati.

Ndërsa një kamera sigure në shtëpi tregonte se karta e saj e memories ishte hequr në ora 1.20 të mëngjesit – përsëri disa orë para nisjes së grabitjes së pretenduar nga Babis.

Policia greke prej memorialit të Carolinë mori direkt Babis për ta dërguar në Athinë me helikopter, në një udhëtim të shkurtër në të cilin vrasësi kuptoi se laku i ishte shtrënguar rreth qafës, shkruan rejti vendas Protothema .

Pas marrjes në pyetje Babis raportohet se ishte nevrikosur dhe u tha me zë ë lartë hetuesve: “Unë e vrava, do t’ju them gjithçka”

Zyrtarët thonin se vrasësi pranoi krimin edhe para se ata të prezantonin të gjitha provat e reja.

“Ai nisi të flasë sepse kuptoi se ne dinim gjithçka. Ishte sikur donte ta nxirrte jashtë që të qetësohej. Më pas ai uli kokën dhe ndaloi të fliste”, tha oficeri.

FOTO GALERI
2/5
Disa orë me vone ai pranoi vrasjen e saj në polici.

Top Channel