Dy të rinj të dashuruar nga Ukraina që u prangosën së bashku në ditën e Shën Valentinit për të vënë në provë marrëdhënien e tyre, kanë vendosur të presin prangat e tyre dhe të ndahen përfundimisht.
Pas 123 ditëve duke bërë gjithçka të lidhur me njëri-tjetrin, duke përfshirë dhe duke ndërruar rrobat apo të shkuarit në tualet, çifti i ri nuk duroi dot më.
Viktoria Pustovitova e Alexander Kudlay, nga qyteti i Kharkov, prenë dje zinxhirin e prangave të tyre në kryeqytetin Kiev, të rrethuar nga kamera e gazetarë.
Ata shoqëroheshin dhe nga një përfaqësues i rekordeve zyrtare të vendit, Vitaly Zorin, i cili konformoi se çifti kishin tashmë rekordin e tyre për kohën më të gjatë të qëndrimit i lidhur me pranga me një person.
Pas prerjes së zinxhirëve, ata mezi prisnin të ndaheshin nga njëri-tjetri, teksa si Pustovitova dhe Kudlay u lumturuan për çlirimin.
Të dy thanë se tani kërkojnë të zhvillohen në mënyrë të pavarur nga njëri-tjetri madje Pustovitova tha se do të zhvendosen në një tjetër pjesë të vendit, për të mos u takuar më me ish-të dashurin.
Pustovitova tha se do të rikthehet te jeta e saj dhe se shpresonte që historia e tyre t’i shërbente si shembull çifteve të tjera në Ukrainë.
Edhe Kudlay tha se ata nuk e njihnin shumë mirë njëri-tjetrin kur vendosën të lidheshin me pranga.
Çifti thotë se do të nxjerrin në ankand prangat e tyre nga të cilat shpresojnë të fitojnë 3 milionë hrvnia ($100,000).
Top Channel