Një pyetje nga një 9-vjeçare i jep fund konferencës së Putin

16/06/2021 18:56

Vladimir Putin ka përfunduar konferencën e tij për shtyp. Në një seancë të gjerë pyetjesh dhe përgjigjesh ai tha se bisedimet “pragmatike” me Joe Biden për disa çështje kishin qenë mjaft konstruktive.

Ai tha se ata kishin diskutuar stabilitetin bërthamor strategjik dhe se të dy vendet do të shqyrtojnë ndryshimet në traktatin e zgjeruar së fundmi të kontrollit të armëve New Start.

Presidenti Putin e përshkroi Joe Biden si një “burrë shteti me përvojë” dhe tha se ai ishte “shumë i ndryshe nga Trump”.

Ai tha se ata ishin “angazhuar për diskutime” mbi sigurinë kibernetike. Putini gjithashtu tha se shqetësimet e Uashingtonit për militarizimin rus të Arktikut ishin të pabazuara.

Ndërkohë një gazetare kanadeze duke marrë fjalën i bëri Putin një pyetje nga vajza e saj 9-vjeçare.

Ajo më pas i kërkoi Putinit të shpjegonte qëllimin e samitit me fjalët e tij dhe pyeti pse në Rusi të rinjtë, si vajza e saj, nuk janë në gjendje të protestojnë.

Putin përgjigjet me një gjuhë gjithëpërfshirëse, duke folur për rëndësinë e ndërtimit të një bote më të mirë.

Ai më pas largohet nga dhoma, duke përfunduar konferencën për shtyp.

FOTO GALERI
4/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA