Bashkim Saliasi 64-vjeçari nga Panahori i Mallakastës që ndërroi jetë paraditen e djeshme në Jagodinë të Roskovecit u përcoll sot për në banesën e fundit.
Sipas banorëve të zonës 64-vjeçari kishte një jetë që punonte me elektrikun: “Punonte elektriçist, që në kohën e ish-monizmit deri më sot”.
Ata thonë që ishte i papërtuar dhe i vinte në ndihmë jo vetëm banorëve të zonës por edhe me gjerë.
“Njeri që në mes të natës, i thoshe kam një hall për elektrikun, i papërtuar”, tregon një banor.
Një tjetër banor thotë se shtylla e tensionit të lartë ishte totalisht e amortizuar dhe dy elektriçistët nuk duhet të hipnin.
“Për kushte teknike humbet jetën. Duke ditur ato shtyllat e amortizuara, nuk duhet të hipte, janë bërë që në ’58-tën“.
Bashkim Saliasi dhe Gjergji Duka ndërruan në mënyrë tragjike, një ditë më parë, gjatë orarit të punës duke demontuar një shtyllën e tensionit të lartë.
Shtylla është këputur në mes dhe i ka zënë poshtë në të dy punonjësit e elektrikut.
Top Channel