E rëndë në Berat/ Gruaja gjendet e vetëvarur në banesë, pamjet nga vendgjarja

16/06/2021 11:00

Një ngjarje e rëndë është shënuar në lagjen Kala të Beratit, mëngjesin e sotëm.

Policia njofton se një e moshuar është gjetur e vetëvarur në banesë nga fqinjët dhe pa shenja jete.

Raportohet se nga këqyrja paraprake nuk evidentohen shenja dhune, ndërsa grupi hetimor është duke punuar për zbardhjen e ngjarjes.

“Më datë 16.06.2021, rreth orës 10:15, në lagjen “Kala”, Berat, është gjetur e vetëvarur​ në banesë nga fqinjët, pa shenja jete shtetasja N.P., 76 vjeçe. Nga kqyrja paraprake nuk evidentohen shenja dhune”, njofton policia.

FOTO GALERI
2/10

Top Channel