Video/ U konfliktuan për një vend parkimi, gruaja nxjerr armën dhe qëllon për vdekje 62-vjeçarin në Florida, viktima ish-ushtar amerikan
Me 30 minuta vonesë nga çfarë ishte parashikuar ka nisur takimi në Gjenevë mes presidentit amerikan, Joe Biden dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin. Shkak për vonesën është bërë arritja vonë në Gjenevë e presidentit rus.
Biden dhe Putin janë duke e zhvilluar takimin në Villa La Grange në Gjenevë dhe ndërsa samiti filloi, të dy liderët dhanë disa deklarata të shkurtra.
“Siç thashë edhe jashtë, mendoj se është gjithmonë më mirë të takohemi ballë për ballë”, tha Presidenti Biden.
Ndërsa homologu i tij rus deklaroi se shpresonte që “takimi i tyre do të ishte produktiv”.
Të dy liderët do të jenë në takim të shoqëruar nga Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov dhe sekretari amerikan i shtetit të SHBA, Anthony Blinken.
Top Channel