Edhe ky destinacion i radhës për audicionet e Për’Përputhen ishte po aq emocionues, sa të tjerët. “Për’Puthen on tour”, një rrugëtim që do të vijë në çdo qytet të Shqipërisë dhe jashtë saj, këtë të martë ka ‘zbritur’ në Shkodër.

Të rinj e të reja dhe jo vetëm kanë pritur me entuziazëm personazhet e reality show ‘Përputhen’, por nuk kanë munguar as incidentet…

Fansat kanë hapur me forcë edhe dyert e oborrit të teatrit ‘Migjeni’ në Shkodër, për të takuar personazhet e tyre të dashur dhe për të fiksuar një foto kujtim me ta.

Një turmë e madhe njerëzish shihen teksa ‘mësyjnë’ drejt teatrit, e ndërsa në video shfaqet njëri prej ish konkurrentëve, Riniani, i cili tenton të ‘çajë’ përmes turmës. ‘Për’Puthen on tour’ të enjten shkon në Pogradec, ora 18:00 në qendrën kulturore të qytetit.

FOTO GALERI
2/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA