Vatikani merr vendimin, largon nga kisha drejtuesit dhe disa ndjekës të sektit katolik global
Rrjeta gjigande kanë mbuluar një provincë australiane, në atë që është quajtur “apokalips merimangash” ndërsa vendi po lufton dhe me murtajën e minjve.
Mbulesa të trasha me rrjetë merimange janë fotografuar në të gjithë rajonin Gippsland mes shiut të madh dhe përmbytjeve në Victoria.
‘Velloja’ e bardhë që mbulon kaçubat, barin dhe sinjalistikën rrugore, tregon përpjekjet e merimangës për të ikur nga ujërat e përmbytjes dhe për të kërkuar strehim në tokë të thatë.
Fotografitë, të shpërndara në Reddit, u postuan së bashku me mbishkrimin: “Meqë përmbytjet nuk janë mjaftueshme, po ju jap apokalips merimange“.
Shteti juglindor është shkatërruar nga shiu i madh dhe erërat e forta, duke detyruar mijëra banorë të evakuohen.
Por, profesori Dieter Hochuli nga Universiteti i Sidneit përcaktoi se insektet janë merimangë me fletë dhe se sjellja nuk ishte e pazakontë pas përmbytjeve.
Top Channel