Kompania Novavax ka njoftuar se vaksina e saj anticovid ka një efikasitet të përgjithshëm prej 90.4%.

Gjithashtu është 100% efektive në parandalimin e sëmundjeve të rënda të shkaktuara nga COVID, që mund të çojnë në përkeqësimin e personit.

Rezultatet inkurajuese janë nga provat e fazës së tretë të kompanisë amerikane për vaksinën e tyre, të cilat përfshinin 29,960 të rritur në 113 vende në SH.B.A. dhe gjashtë vende në Meksikë.

Nga ata që morën një vaksinë në provë, vetëm 14 raste të koronavirusit u zbuluan dhe Novavax ka thënë se të gjitha rastet rezultuan me një sëmundje të lehtë.

Në njoftimin e lajmit të hënën, Novavax shtoi se kishte 10 raste të moderuara dhe katër të rënda, duke demonstruar një efikasitet të vaksinës prej 100% kundër sëmundjes së moderuar ose të rëndë.Shumica e rasteve pozitive ishin në njerëz ‘me rrezik të lartë’, të tilla si ata të moshës mbi 65 vjeç.

Vaksina, megjithatë, është akoma 91% efektive kur administrohet në grupe me rrezik të lartë,  sipas Novavax.

Provat e fazës së tretë në dhjetor dhe përfshinë disa pjesëmarrës që u dhanë një dozë. ndërsa të tjerëve u administruan dy doza të vaksinës Novavax me 21 ditë diferencë.

Kompania tha se se vaksina jepte efekte anësore të zakonshme që përfshinin dhimbje në vendin e injektimit, që zgjasnin më pak se tre ditë, si dhe lodhje, dhimbje koke e dhimbje muskulore.

Novavax thotë se planifikon të aplikojë për autorizimin e përdorimit emergjent në SH.B.A. për vaksinën e saj në vjeshtë, duke shtuar se është ‘në rrugën e duhur’ për të prodhuar rreth 100 milion doza në muaj deri në fund të vitit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA