Një tjetër medalje për Shqiprinë e Gjimnastikës.
Matvei Petrov ka arritur të rrëmbejë medalje ari në Kupën e Botës në gjimanstikën artistike. Eventi që po zhvillohet në Osijek të Kroacisë, falë Petrov u bë e mundur që për herë të parë në historine e Gjimnastikës shqiptare që fitohet një medalje ari në Kupë Bote. Rusi perfaqëson Shqipërinë në arenën ndërkombëtare dhe kjo nuk është hera e parë që ai lartëson vendin tonë.
Më herët falë tij, Shqipëria fitoi medaljen e artë në Kampionatin Europian të Gjimnastikës që u zhvillua në Turqi. Duket e pabesueshme, por është e vërtetë. Ai triumfoi në disiplinën e kaluçit me doreza, ku zuri vendin e parë. Një rezultat i papritur si për sportistin ashtu dhe për Shqipërinë. Ky sukses vjen falë atletit me origjinë ruse, Matvei Petrov që tashmë koleksionon një tjetër medalje të rëndësishme.
Top Channel