“Chris, të dua”/ Futbollisti belg nuk përmbahet, golin e parë ia dedikon mikut që pësoi arrest kardiak në mes të fushës pa ndjenja

12/06/2021 22:26

Futbollisti belg, Romelu Lukaku i dha një mesazh mikut të tij të skuadrës Inter Milan, Christian Eriksen pasi mesfushori i Danimarkës humbi ndjenjat sepse pësoi arrest kardiak gjatë ndeshjes me Finlandën.

Mesfushori i Danimarkës Christian Eriksen është në gjendje të qendrueshme në spital, ka konfirmuar Shoqata Daneze e Futbollit.

Pas ndihmës së parë në fushë ku mjekëve ju desh të përdornin edhe defibrilatorin për t’i bërë masazh kardiak, arbitri anglez Taylor ndërpreu ndeshjen ndërkohë që Eriksen u dërgua me urgjencë në spital. Ndeshja nisi sërish pas rreth një ore sepse Eriksen, pasi u përmend, bëri thirrje që të vijojnë sfidën me Finlandën.

Finlanda shënoi fitore ndaj Danimarkës me rezultat 1-0.

Më pas, në orën 20:00 nisi ndeshja e planifikuar mes Belgjikës dhe Rusisë. Golin e parë e shënoi futbollisti belg, Romelu Lukaku në minutën e 10-të, i cili brohoriti me të madhe: “Chris, Chris, të dua”. Me këtë nënkuptoi se golin ia dedikoi mikut të tij.

FOTO GALERI
14/19

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA