Kina ka publikuar sot imazhe panoramike të marra nga sonda e saj Zhurong në Mars, e cila po shëtit në sipërfaqen e planetit të kuq, në një shfaqje triumfale me flamurë kombëtarë.
Katër fotot e publikuara nga Adminsitrata Kombëtare Hapësinore e Kinës tregonin mjetin e saj me gjashtë rrota që funksionon me energji diellore, teksa zbriste nga platforma.
Zhurong kishte vendosur fillimisht një kamera rreth 10 metra larg platformës, e më pas u tërhoq për të bërë një portret grupi, raportonte agjencia kineze.
Mjeti orbitues dhe sonda e sipërfaqes ishin pajisur me flamurë kinezë, teksa ky i fundit vizatonte në tokë formën e maskotit të Lojrave Olimpike të Pekinit në 2022.
Anija hapësinore Tianwen-1 që mbante Zhurong, ky i fundit Zoti i zjarrit në mitologjinë kineze, u ul në planet muajin e kaluar pasi kaloi afro tre muaj duke orbituar rreth tij.
Kina është vendi i dytë në botë që operon një mjet hapësinor në sipërfaqen e planetit Mars, pas SHBA.
Misioni i saj pritet të zgjasë afro tre muaj, gjatë të cilit do të kërkohen gjurmë të jetës së lashtë në Mars.
“Kina do të publikojë të dhënat shkencore në kohën e duhur duke njoftuar njerëzimin për frytet e eksplorimit hapësinor të vendit,” tha kreu i agjencisë kineze hapësinore Zhang Kejian, cituar nga rrjeti shtetëror Xinhua.
Top Channel