Kim Jong Un: Muzika ‘pop’ nga Jugu, kancer që meriton ekzekutim, kampe përqendrimi (fotot)

11/06/2021 18:43

Mes rritjes së influencave kulturore nga Korea e Jugut, Kim Jong Un ka nisur një fushatë te re shtypjeje ndaj fansave të muzikës moderne në Korenë e Veriut.

Lideri komunist 37-vjeçar ka ashpërsuar dënimet ndaj muzikës “perverse” moderne nga Korea e Jugut, e njohur si K-pop.

Fushata sekrete anti-muzikë e autoriteteve të Penianit ka dalë në dritë së fundmi me disa dokumente të nxjerra nga Veriu, që janë publikuar në të përditshmen e Seulit, Daily NK, dhe më pas në New York Times.

Despoti që raportohet se kohët e fundit ka rënë në peshë, i quante importet e muzikës nga jugu një “kancer agresiv” që korrupton të rinjtë e pastër koreano-veriorë, veshjet, stilin e flokëve, gjuhën dhe sjelljen e tyre.

Teksa tenton të promovojë një stil tërësisht personal kulturor për vendin, Kim ka prezantuar ligjet e reja në fillim të vitit, duke kërkuar që kushdo që kapet duke ndjekur apo zotëruar përmbajtje kulturore koreano-jugore, të dënohet deri më 15 vjet burg dhe punë të detyruar. Për këtë shkelje dënimi i mëparshëm ishte 5 vjet.

Sikur kjo të mos mjaftonte, kontrabandistet e muzikës K-pop në veri mund të përballen me dënim me vdekje.

Në maj sipas raportimeve një qytetar u vra me pushkatim në Korenë e Veriut për kontrabandë muzike dhe zbavitjesh të tjera nga Jugu.

I quajtur shpesh nga mediat perendimore “Gangsteri i mbretërisë së tij eremite”, Kim ka ashpërsuar kohët e fundit retorikën e tij anti-kapitaliste, pasi rinia vendase po bëhet gjithnjë e më e influencuar nga stilet perëndimore.

FOTO GALERI
1/4
Lideri komunist 37-vjeçar ka ashpërsuar dënimet ndaj muzikës “perverse” moderne nga Korea e Jugut, e njohur si K-pop.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA