Hapet tenderi për Portin e ri tregtar në Porto Romano/ Publikohet shifra e ofertës

10/06/2021 17:40

Autoriteti Portual i Durrësit ka hapur tenderin 1 miliardë dollarësh për projektin e Portit të Ri tregtar të Integruar në Porto Romano.

Sipas informacioneve, porti i ri do të jetë vetëm për mallrat, pasi projekti i portit të Durrësit nga Emiratet e Bashkuara, është planifikuar të jetë në funksion të turizmit dhe pasagjerëve, prandaj përpunimi i mallrave do të zhvendoset në një port tjetër.

Afati për përgatitjen e ofertave është deri më datë 9 korrik 2021 dhe ndërsa projekti do asistohet për 8 muaj.

Presidenti Ilir Meta pati kthyer për rishqyrtim në Kuvend shtesën e kontratës së koncesionit të Porto Romanos, miratuar në seancën e 30 prillit nga Parlamenti, duke deklaruar se ajo shkelte parimet kushtetuese të “barazisë përpara ligjit” dhe “lirisë së veprimtarisë ekonomike të shtetasve”.

Shtesa ishte një kërkesë e kompanisë koncesionare, që iu drejtua Ministrisë së Infrastrukturës që në muajin shkurt.

Ministria e dorëzoi në Kuvend dhe pas miratimit në Komisione ndryshimi i kontratës u votua nga deputetët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA