Miratohet raporti përfundimtar i Komisionit Hetimor.

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruci bën  me dije se kanë votuar pro 104 deputetë, 7 kundër, 2 abstenim dhe 1 fletë votimi ishte e pavlefshme.

Ndërkohë, pritet që deputetët të votojnë sërish për shkarkimin e Ilir Metës. Në ambientet e Kuvendit ka mbërritur edhe kryeministri Edi Rama, ndërsa pak minuta më parë, Ruçi ftoi deputetët që të votojnë.

Komisioni Hetimor i gjeti shkelje kushtetute presidentit Meta, ndaj i propozuar parlamentit shkarkimin.

Nga ky hetim komisioni hetimor theksoi se presidenti Ilir Meta u kthye në frymëzues të dhunës duke shkelur nenin 88 të kushtetutës si dhe atë 98 duke u përfshirë në fusharë elektorale. Pjesë e provave të renditura në raport është edhe konkluzioni paraprak i monitorimit të zgjedhjeve të 25 Prillit nga OSBE-ODIHR, për të faktuar përfshirjen e kreut të shtetit në fushatë elektorale.

Komisioni mbërriti edhe në përfundimin se presidenti përmes disa shkresave ndërhyri në punën e institucioneve të pavarura.

Në raportin final, Komisioni Hetimor thotë se janë konsumuar gjatë 19 intervistave televizive, 9 deklaratave, 45 postimeve në Facebook dhe shkresave dërguar institucioneve.

Përmes këtij raporti me 97 faqe, të komisionit hetimor, shumica socialiste iu drejtuar seancës plenare ditën e sotme për ta bërë fakt shkarkimin e presidentit Ilir Meta nga parlamenti. Ndërkaq Meta ndonëse është thirrur nuk ka pranuar të shkojë në asnjë mbledhje të komisionit.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA