“E gjeti nënën të masakruar, të mbytur në gjak”/ Detajet nga krimi i rëndë në Librazhd, Hoxha: Shkak mendohet xhelozia
07/06/2021 21:14
Gazetarja Anila Hoxha ka dhënë detaje në Open për ngjarjen e rëndë që ndodhi në Librazhd ku burri vrau gruan dhe më pas veten.
Ajo tha se burime jo zyrtare thonë se shkak mund të ketë qenë xhelozia, ndërsa autori Qemal Bici njihej si një person i alkoolizuar dhe i dhunshëm.
Anila Hoxha: Jozyrtarisht thonë se çifti jetonte me djalin 20 vjeç që nuk ishte aty, por kur erdhi gjeti mamanë të masakruar të mbytur në gjak, pastaj gjeti babain. Paraprakisht thuhet se ka ndodhur për motive xhelozie.
Ne pamë që gjatë pandemisë kishte një shtim të kërkesave për urdhër mbrojtje . Ajo që kam vërejtur është se shumica e këtyre kërkesave vijnë dhe janë shkaktuar nga bashkëshortë të alkoolizuar ose të varur nga droga.
Top Channel