Një 24-vjeçar është arrestuar në Pogradec, ndërsa një tjetër është vënë nën hetim.
A.M., 23 vjeç, banues në Pogradec ushtronte aktivitet tregtar në mënyrë të paligjshme, ndërsa K. P., iu gjet një sasi me kanabis.
Pogradec
Arrestohet në flagrancë 1 shtetas për prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe procedohet penalisht 1 tjetër, për fshehje të ardhurash. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, konkretisht në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve dhe fshehjes së të ardhurave, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit K. P., 24 vjeç dhe filluan procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin A. M., 23 vjeç, banues në Pogradec. Gjatë kontrollit të ushtruar në qytetin e Pogradecit, në lokalin në përdorim të shtetasit A. M., i cili rezultoi se ushtronte aktivitetin tregtar në mënyrë të paligjshme, shtetasit K. P., iu gjet një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme.
Top Channel