4-vjeçarja po luante në oborrin e shtëpisë/ Leopardi e rrëmben dhe e shqyen, familjarët gjejnë trupin në pyll

05/06/2021 16:29

Një vajzë, 4 vjeçe u sulmua për vdekje nga një leopard, në shtëpinë e saj, në Indi.

Sipas familjarëve, Adha Shakil kishte qenë duke luajtur në kopshtin e shtëpisë, kur u rrëmbye nga leopardi, këtë të enjte.

Familjarët raportuan zhdukjen e 4-vjeçares dhe policia nisi kërkimet, në Jammu dhe Kashmir të Indisë.
Oficerët e policisë, bashkë me ekspertët e botës së egër dhe trupat e ushtrisë, punuan gjatë gjithë natës për të gjetur Adhan dhe përfundimisht zbuluan trupin e saj të gjymtuar në pyll, të nesërmen në mëngjes.

Gjyshi i saj, flet i pikëlluar për humbjen e mnesës dhe akuzon shtetin, për mungesën e sigurisë.

Ajo ishte princesha jonë, jemi të pikëlluar. Ne i kemi folur vazhdimisht qeverisë (për kafshët e egra). Ky është një shtet shumë i keq. I lutem autoriteteve që në të ardhmen të sigurohet siguria e vendasve”.

Vendasit pretendojnë se prania e leopardëve në zonat e banuara iu është raportuar zyrtarëve të botës së egër por asgjë nuk është vepruar, raporton Metro.

Një fqinj, Mushtaq Ahmed, tha: “Sulmi i fundit ka përhapur panik në zonë. Të gjithë jemi të shqetësuar pasi kemi humbur një shpirt të çmuar”.

Sipas të dhënave zyrtare, 49 njerëz janë vrarë dhe 829 jaën plagosur, nga sulmet e kafshëve në këtë provincë midis vitit 2014 dhe 2018, raporton The Hindu.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA