Presidenti Ilir Meta ka komentuar nga Manastiri i “Shën Joan Vladimirit” në Shijon të Elbasanit procesin e shkarkimin të tij, ndërsa po afrohet data 9 qershor, ku fati i tij do të varet nga deputetët e Kuvendit.
Ai shprehet se nuk është lutur për shkarkimin e tij, pasi nuk ekziston një gjë e tillë, ndërsa ironizon se duhet t’i luten Zotit të gjithë personat që nuk dinë se çfarë bëjnë.
Presidenti thekson se duhet të hetohen shumë çështje para zgjedhjeve, më 25 prill dhe pas tyre, ku thekson se parlamenti aktual është tri herë antikushtetues.
“Nuk ekziston asnjë lutje e tillë, Zotit i falen të gjithë ata që s’dinë çfarë bëjnë që t’i udhëheqë në rrugën e së mirës të përbashkët, është një përgjigje e qartë kam ardhur për t’ju bashkuar këtij mesazhi bashkëjetese të të gjitha besimeve të ndryshme, të gjithë popujve të ndryshëm. Nuk dua të flas në një vend të shenjët për çështje që nuk ekzistojnë, kjo tema e shkarkimit u bë pas 25 prillit, kur unë kam folur edhe para zgjedhjeve, ndëraa parlamenti aktual është tri herë antikushtetues. Nuk kam asnjë shqetësim të tillë, nëse do të merreni me diçka serioze merruni me hetimin e zgjedhjeve, para, në 25 prill e pas 25 prillit. Në një vend demokratik qytetarët duhet të jenë të sigurt, të gjithë duhet të jenë të barabartë para ligjit. Disa votojnë disa herë e disave u mohohet vota. Vota është gjëja më e rëndësishme që ka një qytetar në demokraci, pasi vetëm barazia e votës është më e rëndësishme, çështjet e tjera nuk kanë asnjë rëndësi”, tha Meta.
Top Channel