Protestuesi i pastroi fytyrën efektivit, Balla ndan pamjet: Si mund të përdoret flamuri kuq e zi si peshqir?!

03/07/2026 14:33

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka ndarë pamje nga protesta e djeshme para Kuvendit, ku shihet një protestues duke pastruar fytyrën e një efektivi policie me flamurin kombëtar.

Videon, Balla e shoqëron duke shkruar “po si mund të përdorësh flamurin kombëtar kuq e zi si peshqir?

“Po shoh që influencerat e protestës, ata që qo rrisin followers&likes prej saj, po e përshëndesin këtë akt të një protestuesi që vezën, apo nuk di çfarë është lënda e hedhur mbi fytyrën e një polici, po ia pastron. Uau shumë bukur! Çfarë akti?! Dakord duhet përshëndetur edhe pse ai që e fshin është njëri prej atyre që e e ka hedhur, nëse nuk është ai vet. Dhe s’duhet ta kishte hedhur. Megjithatë reflektimi dhe ndjesa janë të mirëpritura. Falja nuk gjykohet.

Por unë kam diçka tjetër: PO SI MUND TA PËRDORËSH FLAMURIN KOMBËTAR KUQ E ZI SI PESHQIR?!”, shkruan Balla.

Top Channel