“Deputet i shitur”, Braçe kthehet nga rruga dhe dialogon me protestuesen: Pse bërtet kështu? Avash se më “lave”, ju hidhni ushqimin në rrugë Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të modernizimit të Forcave të Armatosura, gjatë ceremonisë së hapjes së Shkollës Kombëtare të Fluturimit në Bazën Ajrore të Rinasit.
Në fjalën e tij, Rama theksoi se forcat e armatosura shqiptare janë aktualisht më të mirëpaguara në rajon, ndërsa shtoi se vendit tonë do t’i bashkohen helikopterë “Black Haëk”w
Fjala e plotë e Ramës
Dua në radhë të parë të falënderoj partnerët tanë të “Elbit Systems”, një prej ekselencave globale të industrisë ushtarake që besuan dhe që na u bashkuan në këtë projekt ambicioz, duke na vënë në dispozicion dijen e tyre të spikatur që e bën “Elbit Systems” një prej kompetencave më absolute në botën e sotme të zhvillimeve të teknologjisë ushtarake.
Dua po ashtu të falënderoj, nuk e kam bërë më parë, akoma, por sot dua ta falënderoj, sepse tanimë KAYO ka ka marrë formë të plotë me një sërë partneritetesh edhe Administratorin e Përgjithshëm të KAYO-s, zotin Veliu; dua të falënderoj stafin e Ministrisë së Mbrojtjes, pa diskutim të pa zëvendësueshmin Shefin e Shtabit Gjeneral Kingjin për përkushtimin e tij mbresëlënës, për vullnetin e jashtëzakonshëm dhe mbi të gjitha, për ambicien e tij në udhëheqjen e një procesi transformues për Forcat tona të Armatosura, që jo shumë larg po një dekadë më parë, ishin lënë në mëshirë të fatit dhe njerëzit tanë të zotë, patriotë, vullnetmirë jetonin si në lëmoshën e shtetit, ndërkohë që historitë e korrupsionit për të kapur një vend në ndonjë mision paqeruajtës jashtë shtetit, ishin barsoleta të dhimbshme.
Sot, Forca jonë e Armatosur është më e mirë paguara në rajonin tonë dhe ambicia jonë e shpallur, është që në rrugën drejt Shqipërisë 2030 në Bashkimin Europian, Forcat e Armatosura Shqiptare do të jenë në mesataren e forcave të NATOS-s përsa i përket kontributit të shtetit, të taksapaguesve për pagat e tyre.
Më vjen jashtëzakonisht mirë që falë edhe punës së përkushtuar të lidershipit të Ministrisë së Mbrojtjes, ministrit, zëvendësministrave dhe përsëri falë përkushtimit të Shefit të Shtabit dhe të Shtabit të Përgjithshëm, jemi duke përjetuar një kapitull të ri në raportin e rinisë me Forcat e Armatosura. E kemi nisur këtë përpjekje me një vështirësi të jashtëzakonshme për të afruar të rinjtë, por sot është gjithmonë e më e vështirë të zgjedhësh midis shumë kandidaturave që vijnë dhe kjo Shkollë Kombëtare e Fluturimit, është një tjetër shembull.
Kemi një numër të konsiderueshëm të interesuarish, ndërkohë që Shkolla jonë Kombëtare e Fluturimit është e hapur edhe për të stërvitur dhe për të certifikuar pilotët e rinj të vendeve të NATO-s në rajonin tonë dhe pa diskutim, duke filluar nga Kosova.
Ministri i Mbrojtjes është ngarkuar të kërkojë nga ministri i Mbrojtjes së Kosovës, nëse ka interes për të stërvitur këtu dhe për të certifikuar këtu dhe pilotët të ardhshëm të Republikës së Kosovës dhe po ashtu të njëjtën gjë, edhe për dy vendet e tjera fqinje që janë dhe anëtare të NATO-s, pasi kjo shkollë gëzon qysh nga momenti i parë kredibilitetin e padiskutueshëm të ekspertëve ndërkombëtarë të ‘’Elbit Systems’’ dhe patjetër edhe eksperiencën e njerëzve tanë të Forcës Ajrore të cilët, besoj se komandanti i Forcave Ajrore ma pranon ta them, kanë rifilluar të buzëqeshin.
Sot ne kemi një flotë ajrore tërësisht të gatshme, ndërkohë që na u desh të kalonim nëpër kalvare të paimagjinueshme historirash, me mirëmbajtje, me bllokime, me ngecje, me lloj-lloj çudirash dhe tanimë jemi plotësisht gati edhe për të përballuar sfidën e përvitshme të sezonit të nxehtë, ku beteja me zjarret është e pashmangshme.
Të gjithë helikopterët e forcave tona ajrore janë në punë, në ndërkohë po punohet edhe për t’i shtuar kapacitetet për sezonin dhe nga ana tjetër, me aktin e ri normativ të qeverisë, një numër tjetër helikopterësh “Black Haëk” nga Shtetet e Bashkuara do t’i shtohen këtyre forcave dhe Shqipëria do të bëhet vendi ku kapaciteti i helikopterëve qoftë luftarak, qoftë për emergjenca civile do të jetë ndër më të spikaturit e rajonit.
Së fundi, dua të them se ky është njëri hap. Hapi tjetër është Shkolla Kombëtare e Forcave Speciale. Përsëri me partnerët tanë të “Elbit Systems”, ne jemi në diskutime për të sjellë këtu një nga ekselencat botërore të stërvitjes të trajnimit, të edukimit dhe certifikimit të forcave speciale nga Izraeli. Dhe përsëri Shkolla Kombëtare e Forcave Speciale do të jetë një shkollë e hapur edhe për të tjerët. Do të mirëpresë pa diskutim kadet nga vendet aleate të rajonit duke filluar nga Kosova, por edhe më gjerë.
Ambicia jonë është që të dyja këto pole të reja të edukimit edhe të transformimit të sistemit tonë të mbrojtjes, të kthehen në pole ekselence përtej kufijve të vendit tonë dhe garancia jonë për këtë janë miqtë dhe aleatët tanë të forcave të sigurisë, të forcave speciale, të forcave ajrore të Izraelit.
Natyrisht shkolla do të bashkëpunojë dhe me partnerë të tjerë. Do të jetë e hapur pa diskutim edhe për lidhje të tjera, por fillimi, që është dhe gjysma e punës, është shumë i mbarë.
Dua t’i uroj suksese Forcës Ajrore, dua t’i siguroj edhe Forcat Detare se buzëqeshja e tyre do të shtrihet më tutje me ndërtimin e anijeve të reja që janë planifikuar dhe buxhetuar tanimë të ndërtohen në kantierin Fincantieri Albania në Pashaliman dhe në ndërkohë falë bashkëpunimit të KAYO-s me Fincantierin dhe përfshirjes së shtetit në atë kompani, ne do të sigurojmë dhe të ardhura pasi me ezaurimin e nevojave tona, do të vazhdojmë të ndërtojmë anijet luftarake të asaj tipologjie së bashku me partnerin italian për t’i eksportuar ato në drejtim të të gjitha vendeve aleate që janë në nevojë për atë tipologji anijesh luftarake.
Dhe nuk po zgjatem me buzëqeshjen e “forcës tokësore”, se forca tokësore ka qenë e buzëqeshur përgjithësisht më shumë sesa dy forcat e tjera apo jo, gjeneral? E di! Dhe buxheti i alokuar i shtetit së bashku me partneritetet e ngritura me Shtetet e Bashkuara dhe me ekselencën tjetër botërore të industrisë ushtarake “Leonardo” në Itali do t’i sjellë vijimësisht forcave tona tokësore risi teknologjike, kapacitete të reja në armatime, municione në logjistikë dhe patjetër edhe në llojet e automjeteve ushtarake që kanë kërkuar.
Së shpejti do të ritakohemi prapë me shefin e shtabit edhe me ata që do ftoj shefi i shtabit se ftesat i bën shefi i shtabit. Unë vetëm ministrin ftoj dhe më fton pastaj mua, për të hapur dyert e një tjetër investimi të përbashkët të KAYO-s me partner për dronet që do të ndërtohen dhe do të eksportohen nga Republika e Shqipërisë, pasi të kenë plotësuar nevojat e Forcave tona të Armatosura.
Shumë faleminderit të gjithëve dhe urime dhe sukses kandidatëve për t’u bërë pilotët shqiptarë të gjeneratës së re, të cilët duhet të kenë parasysh, me siguri e kanë, po unë dua ta them edhe për ata që na ndjekin, që duke u certifikuar nga kjo shkollë, nuk janë thjesht pilotë të Republikës së Shqipërisë, janë pilotë të NATO-s dhe fitojnë një kapacitet për të shërbyer në çdo vend dhe për çdo trup të forcave të NATO-s në rast nevoje.
Top Channel