Greqi/ 33-vjeçari shqiptar përplas të miturin
04/06/2021 22:55
Një 33-vjeçar shqiptar ka përplasur një djalë 4-vjeçar, në Greqi.
Djali 4-vjeçar, i cili është me kombësi bullgare, ishte duke luajtur dhe papritur doli në rrugë. Shqiptari që ishte duke drejtuar makinën e përplasi, por fatmirësisht i mituri është jashtë rrezikut për jetën, raportojnë mediet e huaja.
Aktualisht fëmija ndodhet i shtruar në spitalin e Lamias, ndërkohë autoritetet fqinje janë duke punuar për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.
Top Channel