BE-ja planifikon përdorimin e portofolit digjital

04/06/2021 01:35

Bashkimi Evropian (BE) propozoi krijimin e “portofolit digjital” në të cilin mund të ngarkohen karta e identitetit, patenta e shoferit, diploma dhe llogaria bankare në mënyrë që qytetarët të përfitojnë nga shërbime të ndryshme në mënyrë të sigurt.

Komisioni i BE-së njoftoi propozimin e rregullores për portofolin digjital që mund të përdoret në telefonat e mençur. Sipas këtij propozimi, vendet anëtare do t’u ofrojnë qytetarëve dhe bizneseve mundësi për portofol digjital të sigurt. Këto portofola digjitalë do të lidhen me kartat digjitale kombëtare të identitetit. Patenta e shoferit, diplomat dhe llogaritë bankare do të mund të shtohen në portofolat digjitalë.

Me këtë praktikë, shërbime të ndryshme publike dhe private në Evropë do të jenë në dispozicion pa përdorur metoda të tjera të veçanta identifikimi. Identitetet në portofolin digjital do të njihen në të gjitha vendet evropiane. Bizneset dhe platformat digjitale do të jenë të detyruara t’i pranojnë këto portofola.

Komisioni i BE-së synon t’i përmbushë standardet teknike për portofolin digjital deri në shtator 2022. Aktualisht, 14 nga 27 vendet anëtare të BE-së përdorin letërnjoftime elektronike. Që portofoli digjital të hyjë në fuqi, kërkohet miratimi i vendeve anëtare të BE-së.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA