25/11 20:15
Guardia di Finanza ka sekuestruar një sasi prej 1.1 ton kokainë, të nisura nga Ekuadori të fshehur në një kontejner me banane në portin e Kalabrisë.
Agjentët e Policisë Financiare kanë identifikuar një total prej 1,126 kg në portin Gioia Tauro, përmes një kontrolli në mbi 2100 kontejnerë të nisur nga kontinenti i Amerikës së Jugut.
Kapja e kokainës u bë e mundur falë skanerëve të sofistikuar që lejuan hetuesit të zbulonin se ku ishte fshehur droga.
Kokaina ishte me cilësi shumë të pastër dhe mund të shumohej deri në 4 herë para se të hidhej në treg, duke arritur një vlerë prej rreth 225 milionë euro.
Kontejneri brenda të cilit ishte fshehur droga u raportua se ishte drejtuar në një port në Turqi.
Top Channel