Teatri Kombëtar/ ‘Kushtetuesja’ shqyrton sot dy paditë e Metës
03/06/2021 09:21
Sot Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë padinë e presidentit Ilir Meta për Teatrit Kombëtar, i shembur një vit më parë.
Një ditë para zhvillimit të seancës plenare për dy paditë e dorëzuara nga Presidenti në Gjykatën Kushtetuese, aktivistët për mbrojtjen e Teatrit dorëzuan një dokument me kërkesa ndaj organit të drejtësisë.
Në dokument ata kërkonin që godina e Teatrit të ndërtohej në të njëjtin vend dhe po ashtu siç edhe ishte më parë.
Teatri Kombëtar u shemb orët e para të mëngjesit të 17 majit, ngjarje që solli protesta dhe përplasje mes policisë dhe aktivistëve për mbrojtjen e Teatrit.
Top Channel