LIVE/ Teherani godet sërish Kuvajtin, vritet zëdhënësi i Gardës Revolucionare Islamike, Britania lejon SHBA-në të përdorë bazat e saj, Trump sulmon NATO-n: Frikacakë! 20/03 22:57
Një alarm për bombë është sinjalizuar në një avion të Air France, që po vinte nga Nxhamena e Çadit për në Paris.
Autoritetet franceze njoftojnë se avioni me pasagjerë dyshohej se kishte një pajisje shpërthyese në bord dhe u shoqërua deri në aeroportin ‘Sharl dë Gol’ nga Forca Ajrore e Francës.
Ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin ka deklaruar se udhëtarët e avionit kanë zbritur teksa deri më tani nuk është gjetur asnjë pajisje shpërthyese, por hetimi vijon.
Top Channel