Dublantet e skenave të intimitetit të Hollywood tregojnë si studiojnë aktoret për të imituar lëvizjet (fotot)

02/06/2021 15:44

Dublantet trupore të disa nga aktoreve më të mëdha të Hollywood kanë treguar sekretet e xhirimit të disa prej momenteve më të nxehta të filmave modernë.

Javën e kaluar u zbulua se modelja 32 vjeçare Marissa Hoffman, do të shërbejë si dublante e aktores Lily James gjatë skenave të seksit në serialin e ri Pam and Tommy.

Të tjera profesioniste kanë konfirmuar sekretet e ‘zanatit’, teksa dublantja e vjetër britanikja Kerri Parker, shpjegon sesi studion lëvizjet e yjeve të ekranit për të kopjuar sjelljen e tyre në momentet e nxehta.

Kerri, e cila ka dubluar aktoren Jessica Raine në filmin e 2010 Robin Hood, kujton sfidat e punës me aktorët meshkuj: “Një herë regjizori na pozicionoi në krevat dhe na vuri një jastëk në mes, në pjesën e poshtme që të ruanim privatësinë. Ata janë mësuar me këtë, në rast se meshkujt nuk mund të kontrollojnë veten. Kjo kryhet për të ruajtur vetëkontrollin dhe hapësirën personale të gjithkujt”.

Kerry ka dubluar skenat intime te shume aktoreve

Aktorja thotë se hyri në skenën e dublanteve të Hollywood 16 vjet më parë.

Ajo punonte si modele kur u pikas nga Hugh Hefner dhe u zgjodh për të jetuar në vilën e Playboy.

Kerri tregon se për t’u përgatitur për skenat studionte me javë të tëra aktoret që do të luante dhe niste një regjim të ashpër dietash dhe ushtrimi fizik.

Ajo ka portretizuar Megan Fox në filmin ‘How to Lose Friends and Alienate People’, si dhe aktoren britanike Liz Hurley në serialin ‘The Royals’.

Kerri shpjegon se përpara një skenë intimiteti pastronte dhëmbët me ujë dhe mbulonte me ngjitëse pjesët private.

Duke kujtuar rolin në filmin Robin Hood, Kerri thotë se u takua me dublantin mashkull të skenës intime, vetëm disa minuta para se të shkonin në krevat, dhe shtonte se nganjeherë skenat bëhen shumë të sikletshme.

Ajo tregon se fsheh mente në sutjenat e saj për të shmangur rastet e ‘frymës së keqe’ dhe se nganjëherë filmimi mund të zgjasë 5-6 orë.

“Shumicën e kohës jemi vetëm të shtrirë aty duke biseduar kot, për motin apo futbollin. Të pretendosh se ndjehemi seksi me gjithë grupin e xhirimit që na sheh është ca e vështirë”.

Prej sfidave të punës së saj Kerri thotë se ende nuk ka gjetur ende dashurinë pasi të dashurit bëhen xhelozë për aktorët e tjerë.

Ndërsa dublantja tjetër Georgina Armstrong, 35 vjeçe nga Oxon, thotë se kryente turne tetë-orëshe për të realizuar dublimin e aktores Gal Gadot, në filmin e 2017 me superheroinën ‘Wonder Woman’.

Georgina (djathtas) eshte gjithashtu dublante e njohur

Nëna e një fëmije thotë se ka studiuar çdo lëvizje të trupit të Gal për të imituar muskujt dhe ngjyrën e lëkurës së saj.

Armstrong ka punuar në shumë filma dhe thotë se emrat e aktoreve që ka dubluar janë sekret, por shkëmben mesazhe me shumë prej tyre.

“Për shumicën e filmave emrat e aktoreve nuk mund të përmenden, janë sekret, edhe pse asnjë nga të cilat unë kam dubluar nuk është një diva”, thotë ajo.

Dublantet folën në një kohë kur u zbulua se Marissa do të dublojë skenat seksuale në serialin dramatik Pam and Tommy.

Seriali mbulon jetën e ish-aktores Pamela Anderson gjatë martesës së saj me vokalistin Tommy Lee, të grupit muzikor të rrokut Motley Crue.

Seriali ‘Pam e Tommy’ bazohet në martesën e tyre tre-vjeçare që nisi në 1995 dhe pasoi me skandalin famëkeq të videos së seksit.

FOTO GALERI
11/11
Aktoret e dubluara nga Kerri Parker

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA