Adoleshentja sulmon ariun për të shpëtuar qentë/ Pamjet bëjnë xhiron e botës!

02/06/2021 14:35

Në ato momente, nuk e ka menduar gjatë: Instikti për të mbrojtur qentë e saj të adhuruar, e shtyu 17-vjeçaren, Hailey Morinico në Kaliforni të bënte një veprim tejet të rrezikshëm-adoleshentja sulmoi një arushë që i ishte afruar gardhit të shtëpisë megjithë këlyshët.

Hailey rrëfeu më vonë se kishte dëgjuar qentë të lehnin dhe kur ka dalë jashtë, i ka parë pranë kafshës që kërkonte t’i sulmonte. Atëherë, vajza u hodh në sulm e para, duke e shtyrë arushën me të gjithë forcën e saj përpara se të kapte njërin nga qentë e të kthehej me vrap brenda në shtëpi. Ishte më fat që nga ky incident, shpëtoi vetëm me një plagë në dorë.

T’ju them të drejtën nuk e kuptova se ishte një ari deri në momentin që e shtyva; në kokën time nuk e kisha regjistruar që ishte ari. Në ato momente, m’u duk vetja si ajo nëna që mbron fëmijën e vet”, ka thënë më pas ajo.

E ëma e vajzës, Citlally Morinico, mbeti e shokuar kur pa videon, dhe thotë se vetëm ideja e veprimit të së bijës, e tmerron.

FOTO GALERI
3/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA