Mafiozi turk publikon videon, skandali që kërcënon Erdoganin

28/05/2021 11:30

Një mafioz i njohur në Turqi, Sedat Peker publikoi 7 video të në YouTube – e secila prej tyre u bë virale duke shkaktuar reagime të shumta në vend.

Në videot e tij ai akuzon rëndë politikanë të njohur të partisë në pushtet të presidentit Rexhep tajip erdogan Ai thotë se politikanët janë të përfshirë në vrasje, përdhunime, kontrabandë droge, abuzim të pushtetit dhe shumë aktivitete të tjera kriminale. Në të njëjtën kohë, sipas Peker, qeveria turke e ka mbrojtur ate nga ndjekja penale për vite me radhë – e pretendon madje se ka pasur edhe mbrojtje policore. Në video-mesazhet e tij, Peker ka vënë në shënjestër në veçanti ministrin e Brendshëm, Suleyman Soylu.

Mafiozi shprehet se vetë ministri e kishte paralajmëruar kur janë nisur hetimet kundër tij. Kjo ishte arsyeja e vetme që ai ka mundur të ikë nga Turqia në vitin 2020 dhe të strehohet në Dubai. Për shkak se kundër tij deri tani nuk ka filluar asnjë hetim gjyqësor, deri tani nuk është e qartë se çfarë është e vërtetë dhe çfarë jo. E qartë është vetëm se pozita e Suleyman Soylu po dobësohet shumë – ndërsa opozita po kërkon me forcë dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, thotë DW. 49-vjeçari Sedat Peker ishte i njohur për publikun turk për një kohë të gjatë.

Ai konsiderohet si një prej më të mëdhenjve në botën e krimit turk, iu desh të përgjigjej në gjykatë disa herë për vrasje, vrasje në tentativë dhe rrëmbim dhe u dënua për “krijimin e një organizate kriminale”. Paraqitjet e tij në YouTube do të thonë një dëmtim tjetër i imazhit të Erdogan, i cili këtë javë bëri vetëm një deklaratë lidhur me këtë çështje duke thënë se “Organizatat terroriste dhe bandat kriminale janë i njëjti lloj gjarpri helmues”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA