Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka ndryshuar masën e sigurisë për ekspertin Shkëlqim Korbi.
Gjykata ka vendosur për Korbin masën e sigurisë arrest në shtëpi. Mjeku kërkoi ndryshim të masës së sigurisë për shkak të problemeve shëndetësore. Ai u arrestua së bashku me ish-gjyqtaren Enkeleida Hoxha dhe 8 persona të tjerë, pasi dyshohet se ishte i përfshirë në korrupsion.
Sipas dosjes së SPAK mjeku lëshoi një ekspertizë të rremë në mënyrë që të përfitonte lirinë e parakohëshme me kusht Gentian Nezaj dhe Saimir Petani.
Gjyqtarja Enkeleida Hoxha akuzohet për korrupsion dhe se ka shkelur detyrën në lirimin e disa të dënuarve. Pak ditë pas arrestimit, ajo kërkoi që të dalë nga burgu, me argumentin se s’ka kush të kujdeset për fëmijët e saj. Gjyqtarja Hoxha u la në burg nga Gjykata e Apelit.
Ajo u arrestua nga SPAK, pas një superoperacioni të bërë në Gjykatën e Krujës, në seancë gjyqësore teksa po lironte një tjetër të dënuar. Mes të dënuarve janë edhe persona të tjerë, të cilët në bazë të një skeme të mirëfilltë kriminale bënin lirimin e të dënuarve.
Top Channel