Gjon’s Tears, artisti me origjinë shqiptare, i cili përfaqësoi këtë vit Zvicrën në “Eurovision” u rendit i treti në natën finale.

Ai nuk e fshehu në asnjë moment origjinën, madje kur mori 12 pikë nga vendi ynë, ai bëri me duar shqiponjën, duke ngritur peshë zemrat e të gjithëve.

Gjatë një interviste për festivalin, Gjoni ka treguar se është frymëzuar nga një artiste shqiptare për të marrë pjesë në “Eurovision”.

“Në 2012-n pashë Eurovision për herë të parë. Pashë Aurela Gaçen, këngëtare në Shqipëri dhe po mendoja çfarë dritash dhe kur e pashë po mendoja kjo është diçka shumë e madhe dhe fillova të ëndërroja. Por bëra gjëra të tjerë në muzikë dhe nuk mendova më për të deri këtë vit”, është shprehur Gjoni gjatë intervistës.

Këngëtarja e njohur, Aurela Gaçe, e ka ndarë më pas këtë pjesë të intervistës me ndjekësit e saj duke thënë se është shumë e lumtur që ka frymëzuar një artist si Gjoni për të marrë vendimin për të konkurruar në “Eurovision”.

“Auuu? E lumtur kur dëgjoj se bëhesh sadopak shtysë për të marrë një vendim të bukur???? @gjon.s_tears të uroj shumë sukses, në çdo hap tjetër e paç një karrierë plot sukses. Këtë intervistë ma dërgoi @gimmi.ch i cili ka shumëëë vite që më jep shumë dashuri, i rritur edhe ai në Zvicër, por i rritur me shumë dashuri për vendin e tij”, shkruan Aurela në postim.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Aurela Gace (@aurelagaceofficial)

FOTO GALERI
1/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA