Imazhet që tregojnë se dronët janë aspekti më spektakolar i botës fotografike, amatore e profesionale (fotot)

25/05/2021 17:20

Në një kohë kur janë tashmë të largëta ditët e blerjes së një aparati fotografik dhe flakjes së tij pas marrjes së fotove, tanimë zhvillimi dhe perpunimi i imazheve më të rralla kryhet me një mesatare prej dy sekondash.

Sikur kjo të mos mjaftonte, tashmë me ne janë dhe dronët, që i japin fotografëve pushtetin e shikimit të botës nga një këndveshtrim tjetër. Fuqia e fluturimit është një armë e re si për amatorët dhe fotografët profesionistë dhe shpeshherë rezultatet janë nga më të papriturat.

Në galerinë e mëposhtme shihen fotot e marra me dron që kapën imagjinatën e miliona njerëzve, teksa shumë prej tyre nuk e besonin si të vërtetë atë që shihnin.

I tillë është imazhi i humnerës së lartë turistike prej rreth 2000 metrash në malin Tianmen në Kinë që shumë nga shikuesit thonin se i bënte mishin ‘kokrriza-kokrriza’.

Ndërkohë shumë njerëz janë gati të rrezikojnë jetën e tyre në kërkim të emocionit, si për shembull të notosh mbi një tufë peshkaqenesh, vetëm me një bord të hollë surfi.

Ja disa nga shembujt e tjerë …

FOTO GALERI
3/27
Të notosh mbi një peshkaqen, vetëm me një bord të hollë surfi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA