EMRI/ U arratis nga tarraca e burgut, arrestohet në Brazil shefi i klanit mafioz Ndrangheta

25/05/2021 09:03

Në Brazil është arrestuar Rocco Morabito, ‘shefi’ i klanit Ndrangheta, i cili prej kohësh ishte shpallur në kërkim nga drejtësia italiane.

Morabito është arrestuar në veri të Brazilit, në një hotel në Joao Pessoa, si pasojë e një operacioni të organizuar nga karabinierët e ROS, Shërbimi Ndërkombëtar Policor, në bashkëpunim me DEA, FBI dhe Departamentit të Drejtësisë të SHBA, raportojnë mediet e huaja.

‘Bosi’ ishte në listën e dhjetë kriminelëve më të kërkuar në botë dhe ishte në kërkim që nga viti 2019, kur ai u arratis nga një burg në Uruguai, teksa priste të ekstradohej.

Bashkë me Rocco Morabito, u vu në pranga edhe trafikanti i drogës në Torino, Vincenzo Pasquino, tridhjetë vjeç i shpallur në kërkim që nga nëntori i vitit 2019, gjithashtu i përfshirë në listat e të arratisurve me rrezik maksimal.

Morabito është dënuar në mungesë nga drejtësia italiane me 30 vjet burg për trafik droge. Ai u vu në pranga në vitin 2017 në Uruguai, pasi u zbulua se fshihej pas identitetit të rremë të një biznesmeni 49-vjeçar brazilian me emrin Francisco Cappelletto dhe po priste të transferohej pasi drejtësia lokale kishte dhënë leje për ekstradimin e tij në Mars 2019. Por ai arriti që të arratisej përmes tarracës së burgut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA