Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) njoftoi se një e katërta e të infektuarve me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë humbur jetën.
Në njoftimin e bërë nga zyra e UNICEF në Jemen nga Twitter, thuhet se në vendin ku ndodhin luftë, migrime masive, papunësi dhe uri, një të katërtat e të infektuarve me COVID-19 kanë humbur jetën.
Sipas njoftimit, shifra në fjalë korrespondon me pesë herë mesataren botërore për sa i përket vdekjeve.
Nga UNICEF thonë se shumica e rasteve me virusin nuk janë diagnostikuar dhe se janë shpërndarë fshehurazi tek populli.
Sipas shifrave zyrtare në Jemen, deri më tani 1.307 persona kanë humbur nga COVID-19, ndërsa janë raportuar 6.658 raste.
Theksohet se shifrat e njoftuara nuk përfshijnë rajonet nën kontrollin e rebelëve Huthi.
Top Channel