Tragjedia në Itali/ E afërmja nga Izraeli rrëfen si e mësoi vdekjen e vëllait, kunatës dhe djalit 2 vjeç: Mendova se ra një tjetër raketë

24/05/2021 10:20
Familja që u shua, Vittorio Zorloni, 54 vjeç, gruaja e tij Elisabetta Persanini dhe djali i tyre Mattia

Një ngjarje tragjike ndodhi ditën e djeshme në Itali, ku humbën jetën 14 persona nga rënia e teleferikut pranë liqenit Maggiore në veri të Italisë. Mes tyre janë edhe 5 izraelitë, tre prej të cilëve ishin pjesë të një familjeje.

I vetmi i mbijetuar deri tani është një 5-vjeçar,  Eitan Biran, i cili ndodhet në spital, në gjendje kritike për jetën. Halla e tij ka zbuluar se në tragjedi humbi vëllain, Amit Biran, kunatën Tal Peleg dhe nipin e saj 2 vjeçar, Tom, të cilët jetonin në Pavia. Ndërsa për nipin tjetër mësoi se është gjallë kur nuk doli në listën e viktimave.

Fëmija arriti në spital me helikopter rreth orës 2 pasdite, ndërsa gjendja e tij është e rëndë. Pasditen e djeshme, ai iu nënshtrua një operacioni që zgjati 5 orë pasi kishte fraktura në duar e këmbë.

Mjekët e spitalit “Regina Margherita” në Torino që e ndihmuan, tregojnë se djali i vogël ishte në gjendje të thoshte: “Më lini vetëm, kam frikë.”

Halla e të miturit, i cili është me origjinë nga Izraeli tha se kur po i vinin shumë mesazhe, mendoi se kishte rënë një raketë tjetër. Në atë moment, telefonoi menjëherë kunatën dhe vëllain, por asnjëri nuk u përgjigj. Më pas pyeti miqtë se çfarë kishte ndodhur dhe ata i konfirmuan tragjedinë në Itali. Dy orë pas ngjarjes, mësoi emrat e viktimave nga karabinierëve.

FOTO GALERI
20/20

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA