Të paktën 9 persona kanë mbetur të vdekur pasi një teleferik ra pranë liqenit Maggiore në veri të Italisë dhe dy fëmijë paraqiten të lënduar rëndë.
Teleferiku që lidh zonën e Stresas me Mottarone është përplasur dhe la pas të paktën 9 viktima. Në vend mbërritën edhe ekipet e zjarrfikësve dhe forcat e shpëtimit malor.
Sipas dëshmive të para, njëra nga kabinat ra pranë një shtylle, në një nga pikat më të larta të impiantit, pranë majës së Mottarone: aksidenti u shkaktua nga këputja e një litari.
Teleferiku niset nga Stresa, në bregun Piemontez të Liqenit Maggiore dhe arrin në një mal me pamje në një pikë panoramike në rreth 1,500 metra mbi nivelin e detit: është një destinacion popullor për turistët si në verë ashtu edhe në dimër.
Impianti ishte rihapur në 24 Prill, në fund të bllokimit të dytë nga pandemia dhe i ishte nënshtruar punëve të rinovimit në 2016. Në këtë rrethanë, u bë edhe një magnetoskopi në litarë, një lloj ekzaminimi me rreze x për të verifikuar ngushtësinë e tyre. Kabinat ishin çmontuar, riparuar dhe rimontuar me sistemin e zërit dhe kamerën e mbikëqyrjes në bord. Punimet e riparimit teknik të impiantit kushtojnë 4 milion e 400 mijë euro, të financuara nga rajoni Piemonte, Komuna e Stresa dhe kompania e menaxhimit.
Në kabinën e teleferikut kishte 11 persona (kapaciteti është 40). Dy fëmijët e sjellë në kodin e kuq, me ambulancat ajrore, në spitalin Regina Margherita në Torino janë 9 dhe 5 vjeç. Njëri nga dy fëmijët është më në gjendje të rëndë: ai ka thyerje këmbësh, trauma të ndryshme por është i vetëdijshëm. Operacionet e shpëtimit bëhen më të vështira nga fakti që kabina ra në një dru në një zonë të paarritshme. Një automjet i njësisë së zjarrfikësve që po ngjitej në vendin e tragjedisë u përmbys, por nuk ka të lënduar.
Top Channel