Kampionati i atletikës/ Smajlaj dhe Gega tregojnë objektivat e tyre

22/05/2021 12:24

Në Elbasan Arena u zhvillua kampionati i 83-të kombëtar i atletikës për të rritur, evenimenti më i rëndësishëm i mbretëreshës së sporteve që vjen në vijim edhe të shumë aktiviteteve të tjera që janë mbajtur gjatë periudhës janar-maj të këtij viti.

Nuk munguan në këtë aktivitet madhor të atletikës, 2 sportistët më të mirë, Izmir Smajlaj dhe Luiza Gega, ndërkohë që morën pjesë edhe shumë atletë të rinj. Smajlaj në disiplinën e tij në kërcim së gjati kapërceu distancën 7.87 m, një rezultat që ai e priste duke shtuar se kërkon të arrijë normën olimpike për Lojërat e Tokios.

Ndërsa Luiza Gega ishte e regjistruar në garën e 5000 metrave dhe atë të 3000 metrave. Por, ajo tha se kampionati, të cilin e respektoi me pjesëmarrjen e saj, ishte edhe një përgatitje për Diamond League të Dohas ku do të garojë në 3000 metra me pengesa.

Pasi të kenë mbyllur evenimentet e tjera ndërkombëtare të atletikës, sportistës shqiptarë do të fokusohen te Lojërat olimpike të Tokios të programuar për t’u zhvilluar në 23 korrik deri në 8 gusht.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA