Bashkimi Europian e gjeti më në fund gjuhën e përbashkët mbi detajet të ashtëquajturës certifikatë e gjelbërt, që do të fillojë të përdoret në fund të qershorit.

Ky dokument konsiderohet se shton shanset për një sezon turistik më të mirë. Ashtu si në versionet e mëparshme kombëtare të certifikatës për sëmundjen Covid 19, edhe në variantin e ri do të shënohen të dhënat për vaksinimin, shërimin nga Covid 19 apo testet e bëra, thotë DW.

Karta digjitale europiane do të ketë edhe një kod QR, që vështirë se mund të falsifikohet.Certifikata e gjelbër pritet të jetë gati jo më vonë se deri në fund të qershorit, u njoftua në Bruksel. Komisionerja europiane e shëndetësisë, Stella Kyriakides, e cilësoi këtë një “hap të rëndësishëm për rivendosjen e lirisë së lëvizjes në BE në mënyrën më të sigurt të mundshme“.

Deri tani, është ende e paqartë nëse qytetarët nga vendet jashtë BE do të jenë në gjendje të marrin këtë “certifikatë të gjelbër” dhe nëse certifikatat nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe vendet tjera do të njihen. Për këtë akoma nuk ka ndonjë vendim konkret, ndonëse më parë është thënë se certifikata duhet të njihet ndërkombëtarisht në sa më shumë vende.

Ende ka shumë mosmarrëveshje edhe rreth vaksinave të cilat do të njihen dhe mund të futen në këtë dokument. Deri tani, një konsensus ekziston vetëm për vaksinat që janë licencuar për përdorim nga Agjencia Evropiane e Barnave, por shtetet anëtare të BE mund të licensojnë vetë edhe vaksina të tjera.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA