Në datën 13 qershor do të mbahen zgjedhjet brenda Partisë Demokratike për të zgjedhur kryetarin e ri të PD-së.
“Grupi për PD-në” njofton se nga radhët e tyre do të prezantohen si kandidatë dy emra. Bëhet fjalë për Edit Harxhin dhe Ibsen Elezin.
Teksa theksojnë se koha kaq e shkurtër është vendosur në mënyrë të njëanshme nga PD, “Grupi për PD-në” parashtrojnë disa kërkesa:
1) Kryesia e PDSH-së dhe Komisioni Elektoral të vënë në dispozicion të kandidatëve për Kryetarë të PDSH-së, jo më vonë se data 24 maj 2021, listën e plotë të anëtarësisë së PDSH-së.
2) Të rishikohet përberja e Komisionit Zgjedhor dhe atyre në nivel dege, duke përfshirë përfaqësues të kandidatëve për Kryetar.
3) Të hartohet një axhendë e takimeve të përbashkëta të kandidatëve me anëtarësinë, për të shpalosur platformat politike dhe zhvillimin e debatit.
4) Zyra e Organizimit dhe kryesitë e degëve të venë në funksion të kandidatëve për Kryetar të PDSH-së, infrastrukturën dhe burimet administrative për zhvillimin e takimeve të përbashkta të sipërcituara.
Në përfundim të njoftimit të tyre ata bëjnë me dije se mbeten në pritje të plotësimit të këtyre kërkesave, sipas tyre të domosdoshme për një garë të hapur, të barabartë dhe të mbështetur në vlerat më të mira perëndimore të Partisë Demokratike.
Top Channel