Abuzonte prej kohësh dhe e përndiqte ish-gruan në punë, arrestohet shqiptari 36-vjeçar

21/05/2021 14:58

Një shqiptar 36-vjeçar është arrestuar nga policia italiane dhe është dërguar në burgun e Vicenza, pasi nuk respektoi urdhrin që e ndalonte atë t’i afrohej familjes së tij.

Mediet fqinje shkruajnë se ish-gruaja e tij, emri i së cilës nuk ishte bërë i ditur kishte kaluar vite të tmerrshme me të, pasi ai abuzonte fizikisht dhe verbalisht me të.

Në fillim të viti ish-gruaja kishte gjetur guximin t’i drejtohej policisë së Vigodarzere dhe burri, pas atij momenti, ishte dëbuar nga shtëpia dhe ishte urdhëruar të mos afrohej.

Por ai kishte vazhduar të përndiqte gruan, në shtëpi dhe në vendin e saj të punës. Për këtë arsye policia vendosi ta arrestonte dhe ta mbante në burg. Por ende shqiptari është në pritje të vendimit të Gjykatës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA