Shtohen ardhjet nga Maqedonia e Veriut/ Heqja e masës kufizuese ka rritur shkëmbimet, edhe tregtare

20/05/2021 15:24

Në pikën kufitare me Maqedoninë e Veriut, të Qafë Thanës, lëvizjet e udhëtareve janë shtuar.

Ndryshe nga dy javë më parë, kur për shkak të vendosjes së karantinës, shifrat e udhëtarëve u ulën ndjeshëm, tani janë të shumtë ata që kalojnë kufirin. Në 24 orët e fundit, nga kjo pikë, hynë 2000 persona dhe dolën 2400. Udhëtarët tregojnë se vijnë në Shqipëri për punë, për të takuar familjaret apo për të pushuar.

Ulja e shifrave të të infektuarve me Covid 19 në vend duket se i ka bërë më të lirshëm, ata që duan të udhëtojnë mes dy vendeve, ndërsa autoritetet kërkojnë respektimin e rregullave të nevojshme. Të shumta janë edhe lëvizjet e kamionëve të mallrave, pasi kjo është një nga pikat kryesore për import – eksportin.

Por, pavarësisht uljes së shifrave të infektimeve në vendin tonë, kufiri me Greqinë vijon të jetë i mbyllur në dalje dhe shqiptarët nuk mund të kalojnë përmes Kapshticës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA