“Nuk presim SHBA-në”, Gjermania “hyn” në Lindjen e Mesme!

20/05/2021 12:28

Pak ditë më parë, Këshilli i Sigurimit i OKB-së e dënoi dhunën në Lindjen e Mesme, por nuk arriti dot një pozicion të unifikuar e mbajtësja e presidencës së radhës, Kina akuzoi SHBA-në se bllokoi deklaratën e përbashkët që bënte thirrje për armëpushim të menjëhershëm.

Të mërkurën, presidenti Joe Biden i bëri thirrje Kryeministri izraelit Benjamin për “një ulje të ndjeshme të tensioneve” pas 10 ditësh luftimesh të ashpra mes izraelitëve dhe palestinezëve, por ishte presioni më i fortë i tij ndaj vendit aleat.

Gjermania vendosi të mos presë më gjatë, por angazhoi ministrin e jashtëm Heiko Maas të ndërmjetësojë në konfliktin e shkurtër, por të përgjakshëm. Maas deklaroi në Berlin se do të udhëtojë drejt Izraelit dhe territoreve palestineze. “Plani im është që të shkoj në Izrael dhe të zhvilloj bisedime në Jeruzalem dhe në Ramallah“, tha kryediplomati gjerman.

Në një debat aktual në parlament, ministri i Jashtëm dënoi ashpër “terrorin e raketave” të organizatës palestineze Hamas, që është klasifikuar nga BE dhe SHBA si grup terrorist. “Hamasi me vetëdije e ka nxitur përshkallëzimin me pasoja të tmerrshme, që prekin Izraelin dhe palestinezët e në radhë të parë njerëzit në Rripin e Gazës“, tha Maas, duke shtuar se Izraeli ka të drejtë dhe detyrim, të mbrojë popullsinë e vet.

Por ai shprehur shqetësimin se diplomacia në Lindjen e Mesme prej vitesh nuk po avancon. Konflikti mes Izraelit dhe palestinezëve mund të zgjidhet vetëm përmes zgjidhjes së negociuar me dy shtete“, ishte komenti i Maas. “Për këtë është punuar shumë pak vitet e fundit“, shtoi ai teksa u shpreh dhe për veprim të ashpër kundër antisemitizmit në Gjermani.

Zëdhënësi i politikës së jashtme të grupit parlamentar të partisë “E Majta”, Gregor Gysi, tha: “Paqja dhe zgjidhjet janë vetëm me dy shtete“.

Përfaqësuesi për politikën e jashtme i partisë AFD, Paul Hampel insistoi për një angazhim më të madh të Gjermanisë në përpjekjet për ndërmjetësim

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA