Shpallja e Berishës “non grata” nga SHBA, Eduard Selami: Fillimi i fundit të korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë në Shqipëri

19/05/2021 22:52

Ish-kryetari i Partisë Demokratike Eduard Selami ka reaguar për shpalljen “non grata” nga SHBA të ish kryeministrit Sali Berisha dhe familjes së tij.

Me anë të një postimi në Twitter, Selami thotë se ky është fillimi i fundit të korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë së gjatë në Shqipëri.

“Fillimi i fundit të korrupsionit dhe pandëshkimit të lartë dhe të gjatë në Shqipëri. Faleminderit USA”, shkruan Selami.

Në një reagim zyrtar nga SHBA ditën e sotme u bë me dije se ish-kryeministri Sali Berisha dhe familja e tij janë shpallur ‘non grata’ nga SHBA. Lufta e hapur dhe qëndrimet e forta kundërshtuese ndër vite të Sali  Berishës me SHBA si dhe krijimi kushteve për korrupsion të djalit dhe vajzës, janë ndëshkuar nga qeveria e SHBA.

Është vetë sekretari Blinken i cili përmes një mesazhi në Twitter shkruan se ish-presidenti Shqipërisë Sali Berisha me aktet e tija korruptive minojnë demokracinë.

“Unë në mënyrë publike shpall Berishën dhe  anëtarët e familjes së  tij të ngushtë  si të ndaluar për të hyrë në SHBA”. Ne- thekson sekretari amerikan i shtetit- qëndrojmë të bashkuar kundra korrupsionit me partnerët tanë në Shqipëri”.

Ndërkohë në faqen e departamentin të shtetit jepen hollësi për këtë vendim ndëshkues ndaj Sali Berishës dhe familjes me motivacionin për përfshirje në mënyrë sinjifikative në korrupsion.

“Në funksionin e tij si kryeministër i Shqipërisë, Berisha është përfshirë akte korruptive si keqpërdorimi fondeve publike dhe ndërhyrje me proceset publike duke përdorur fuqinë për përfitime personale, dhe pasurimin e aleatëve politik përfshi familjen në kurriz të konfidencës publike të qeverisë  shqiptare dhe institucioneve”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA