SHBA shpalli “non grata” Berishën/ Deklarata e fortë e Pezës: Kambanat po bien edhe për Ilir Metën, e paralajmëroi Yuri Kim

19/05/2021 21:57

Analisti Alfred Peza ka dhënë një deklaratë të fortë duke thënë se ambasadorja Yuri Kim e paralajmëroi mbrëmjen e kaluar se kambanat po bien edhe për Ilir Metën duke iu referuar vendimit të DASH për shpalljen ‘non grata’ të Sali Berishës.

Sipas Pezës, po vihet në lëvizje mekanizmi dhe çdo mesazh nga Departamenti i Shtetit do të përkthehet në mënyrën e duhur.

Peza: Ilir Meta e ka marrë mesazhin  që kambanat po bien për Ilir Metën. Mbrëmë e paralajmëroi këtë që po ndodhte sot, Yuri Kim. Është shembur kolona e kalbur e drejtësisë së vjetër.

Nëse nesër drejtësia kërkon informacione që supozohet se ka departamenti i shtetit, do i sjellë. A është braktisje dhe pse tani? Nuk është braktisje. Është kuptuar që Berisha nuk e komandon dot më sistemin e drejtësisë.

Bushati: Kush ka pushtetin, e drejton.

Peza: Reformën e ka SHBA dhe BE. Tani është mundësia që mekanizmi i tërë të vihet në lëvizje dhe cdo mesazh nga departamenti i shtetit të përkthehet në mënyrën e duhur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA