‘Do vetëm të tërheqë vëmendje’/Atletja australiane refuzon kritikat për foton e gjirit me kokë-poshtë (fotot)

17/05/2021 17:45

Një kampione australiane e skive dhe ‘snowboard’ ka refuzuar sot kritikat pas një debati mbi foton e saj të zhveshur nga mesi e lart, duke i dhënë gji bebes së saj teksa bënte vertikalen.

Duke shënuar ditën e nënës në Australi në fillim të muajit, dy herë medalistja olimpike Torah Bright kishte shpërndarë një seri imazhesh në Instagram të vetes me të birin Flow.

Një nga fotot që kapte imagjinatën e shumicës, ishte ajo në pozë joge, teksa i jepte gji birit të saj duke bërë vertikalen.

“Tani që jam bërë nënë, diçka sikur është aktivizuar brenda meje,” shkruante Bright për 185,000 ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

Është diçka spirituale, e botës instinktive, e pastër. Unë jam nënë”.

Tashmë lutjet e mia shkojnë për të gjitha nënat, që ato të dëgjohen, tani e në të ardhmen, të respektohen dhe inkurajohen në institucionin e tyre”.

Por megjithë lavdërimet për fotot e saj, sportistja akuzohej se kërkonte të tërhiqte vëmendje, teksa një person shkruante: Fotot e ushqimit me gji normalisht janë private. Ti kërkon medoemos vëmendje”.

 Të lumtë që ia dole të marrësh vemendjen më në fund e dëshpëruar e patetike,” 

Në një reagim ndaj kritikave, Bright quante komentet e tyre të dëshpëruara.”

Duke lexuar disa komente më bënë të trishtuar, shkruante ajo.

 Në botën time, nënat duhet të inkurajojnë njëra-tjetrën. Por ne e bëkemi ndryshe, nuk është as e drejtë as e gabuar. Amësia është diçka e pastër, nuk kam asgjë përveç respektit për të gjitha nënat. Por nuk po kërkoj lavdërime. Nuk kam nevojë për lavdërimet nga njerëz të huaj. Unë jetoj me ritmin e daulleve të mia”.

Bright ka publikuar edhe foto të tjera të ushqimit të bebes me gji, si dhe duke bërë sport në ujë me djalin e saj 10-muajsh.

Bright është e martuar me kolegun skiator ‘snowboarder’ Angus Thomson, i famshëm në lojrat Olimpike dimërore në Australi.

FOTO GALERI
2/3
Bright është e martuar me kolegun skiator ‘snowboarder’ Angus Thomson, i famshëm në lojrat Olimpike dimërore në Australi.

Top Channel